



+11
Kodra e Diellit 1, Tiranë
Në një nga rezidencat më cilësore dhe të sigurta të Tiranës, në zgjatimin e Rezidencës Kodra e Diellit 1, ofrohet për qira një apartament ekskluziv 3+1 me post parkimi dhe oborr privat. Apartamenti karakterizohet nga hapësira të bollshme, investim maksimal në cilësi dhe një mobilim modern e të kuruar në çdo detaj. Organizimi: Sallon i madh ndenje me ndriçim natyral Ambient gatimi i integruar Dhomë gjumi matrimoniale (master) me garderobë dhe tualet të dedikuar Dhomë gjumi me krevat dopio Dhomë gjumi për fëmijë Tualet i përgjithshëm Oborr privat me dalje nga të gjitha ambientet Cilësime & Investime: Vetrata quadruplex për izolim maksimal akustik dhe termik Instalime hidraulike dhe elektrike tërësisht të rinovuara (multistrat cilësor) Elektroshtepiake premium Grila metalike me sistem elektromotor Mobilim modern dhe cilësor, i realizuar me porosi Oborri – një vlerë e shtuar unike: Një hapësirë e kuruar që ofron komoditet maksimal, ku: Një pjesë është e shtruar si verandë për relaks dhe vakte në ajër të hapur Janë të instaluara linjat për lavaman Ekziston mundësia për ndërtimin e një këndi barbeque Ky apartament është zgjedhje ideale për familje që kërkojnë komoditet, privatësi dhe cilësi të lartë jetese në një nga zonat më të preferuara të qytetit. 📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni në numrin e telefonit.
Data e publikimit: 12/06/2026Vizita të pronës: 288