




+12
Apartament - Për Qira - Kodra e Diellit 1, Tiranë
Kodra e Diellit 1, Tiranë
Jepet me qira apartament 2+1+2 me post parkimi tek Kodra e Diellit 1. Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një pallati të ri me ashensor, i ndërtuar vitet e fundit. Organizohet nga një korridor shpërndarës, 1 soxhorno e madhe bashkë me këndin e gatimit, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon. Apartamenti është i investuar në detaje dhe i arreduar me stil bashkëkohor. Ka parket, sistem kondicionimi, vetrata dopio xham, izolim akustik, grila, fasadë të ventiluar, lavastovilje, ndriçim LED, tharëse dhe parking. Sipërfaqe banimi 91.5 m², sipërfaqe totale 107 m². Ndërtuar në 2024/05.
Data e publikimit: 19/05/2026Vizita të pronës: 225