




+3
Japim Me Qira Apartament 2+1 Tek Ish Parku
Ish-Parku, Tiranë
Jepet me qera apartament 2+1 i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara të qytetit, tek Ish-Parku. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një pallati ekzistues, pa ashensor. Organizohet në mënyrë funksionale nga: • Korridor shpërndarës • 2 dhoma gjumi • Sallon së bashku me aneksin e gatimit • 1 ballkon Apartamenti është totalisht i mobiluar, i investuar për një jetesë komode dhe gati për banim. Ndodhet në një zonë shumë të mirë, me akses të lehtë në çdo shërbim të nevojshëm si markete, shkolla, transport urban dhe ambiente çlodhëse. Ideal për familje ose çifte që kërkojnë rehati dhe një lokacion të favorshëm për banim.
Data e publikimit: 16/03/2026Vizita të pronës: 239