Vilë 3+1 me qera në Liqeni i Thatë, Tiranë – 300m², 3,500€
Vile Per Qira Ne Green Valley!
13
€3,500.00 /muaj
Liqeni i Thatë, Green Valley, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
300
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrojmë për qira një vilë luksoze të pozicionuar në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Liqenit të Thatë. Organizimi i brendshëm i viles: Kati -1 ofron një open space multifunksional, ideal për t’u përdorur sipas dëshirës së klientit — si palestër private, kinema, studio pune, playroom apo ambient relaksi. Kati 0 përbëhet nga një sallon elegant ndenjeje, kuzhinë më vete, një dhome e cila mund te pershtatet sipas kerkeses dhe një tualet. Në katin e parë ndodhen 3 dhoma gjumi, te pajisura me garderobë dhe tualet privat, duke garantuar rehati maksimale dhe privatësi për çdo anëtar të familjes. Informacion i përgjithshëm: Cilësi e lartë ndërtimi; Investim i ri premium; Projektuar nga Interior Designer profesional; E pabanuar më parë; Tualete inkaso me investim ekstra nga firma; Instalime elektrike & hidraulike me investim ekstra; Tavane gipsi + ndriçim LED; Vetrata termo-akustike cilësore; Sistem kondicionimi ne cdo ambient etj. Vila eshte ne faze perfundimtare mobilimi. Për një vizitë në pronë, më kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 23/06/2026Vizita të pronës: 185