



+3
Apartament - Për Qira - Qesarak, Tiranë
Qesarak, Fresk, Tiranë
Jepet me qera apartament 1+1 në zonën e Freskut, përgjatë rrugës së Dajtit, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë falë ajrit të pastër, qetësisë dhe infrastrukturës në zhvillim. Prona ndodhet në katin 0 të një pallati të ri dhe të mirëadministruar, i ndërtuar me standarte bashkëkohore dhe akses të lehtë me rrugët kryesore të zonës. Apartamenti ka një organizim funksional, me ambiente të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës. Përbëhet nga një ambient ndenjie dhe gatimi në koncept të hapur, një dhomë gjumi komode, tualet dhe verandë të bollshme, ideale për hapësirë relaksi apo gjelbërim. Sipërfaqe neto: 57.10 m² Sipërfaqe e përbashkët: 9.7 m² Sipërfaqe verandë: 18.5 m² Sipërfaqe totale: 85.3 m² Kati: 0 Me hipotekë Mundësi kreditimi Ndërtim i ri
Data e publikimit: 24/07/2026Vizita të pronës: 266