



+19
Vilë - Për Qira - Farkë, Tiranë
Farkë, Tiranë
Jepet me qira Vila “Toscanino” – Farkë. Në një prej kodrave më të bukura të Farkës, ofrohet me qira Vila “Toscanino”, një rezidencë individuale që kombinon elegancën e stilit klasik me ngrohtësinë dhe karakterin e gurit dhe drurit. Vila shtrihet në një truall prej 3,000 m², me 270 m² sipërfaqe ndërtimi, duke ofruar hapësirë, privatësi dhe një ambient të qetë, larg zhurmës së qytetit. Prona organizohet në: salloni i bollshëm dhe i ndriçuar, kuzhinë e veçuar, 4 dhoma gjumi, 2 tualete, papafingo dhe verandë panoramike me pamje të hapur. E ndërtuar në një stil klasik toskan, vila dallohet për përdorimin e gurit dhe drurit, duke krijuar një atmosferë elegante, autentike dhe mikpritëse.
Data e publikimit: 18/09/2026Vizita të pronës: 130