




+9
Vilë - Për Qira - Farkë, Tiranë
Farkë, Cuci 2, Tiranë
Vilë 3-katëshe për qira tek Cuci 2, Farkë. Në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara të Farkës, ofrohet për qira një vilë 3-katëshe me hapësira të mëdha, organizim të përshtatshëm dhe tarracë panoramike, ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe privatësi. Kati 0: garazh, vend parkimi i jashtëm, lavanderi, dhomë gjumi dhe tualet. Kati 1: sallon i bollshëm me dalje në verandë, kuzhinë dhe tualet. Kati 2: dy dhoma gjumi për fëmijë me tualet të përbashkët dhe një suitë matrimoniale me tualet privat. Tarracë panoramike me pamje dhe hapësirë relaksi. Vila ofron privatësi maksimale falë dy hyrjeve të pavarura. Sipërfaqja totale është 376 m² dhe sipërfaqja e banimit 145 m².
Data e publikimit: 13/11/2026Vizita të pronës: 15

