Në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara të Farkës, ofrohet për qira një vilë 3-katëshe me hapësira të mëdha, organizim perfekt dhe tarracë panoramike, ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe privatësi. Organizimi i vilës: Kati 0: Garazh, vend parkimi i jashtëm, lavanderi, dhomë gjumi dhe tualet. Kati 1: Sallon i bollshëm me dalje në verandë, kuzhinë dhe tualet. Kati 2: Dy dhoma gjumi për fëmijë me tualet të përbashkët dhe një suitë matrimoniale me tualet privat. Tarracë panoramike me pamje të mrekullueshme dhe hapësirë relaksi. Vila ofron privatesi maksimale falë dy hyrjeve të pavaruara. Hyrja kryesore realizohet nga garazhi duke mundësuar akses të drejtëpërdrejtë në ambientet e brendshme, ndërsa hyrja e dytë ndodhet në pjesën e pasme të vilës përmes shkallëve të dedikuara. Ambient i qetë, privatësi maksimale dhe hapësira të projektuara për një jetesë komode. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 09/06/2026Vizita të pronës: 241