



+1
Apartament - Për Qira - Bulevardi Migjeni, Tiranë
Astir, Bulevardi Migjeni, Tiranë
Ofrohet Apartament i mobiluar me qira në Astir, pranë Bulevardi Migjeni, në një zonë shumë të preferuar dhe me akses të menjëhershëm në rrugët kryesore të qytetit. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor dhe ofron kushte shumë të mira jetese. Ambjenti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe përfshin: sallon të bollshëm me ambient ngrënieje, kuzhinë të kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhomë gjumi komode, tualet dhe ballkon. Apartamenti jepet totalisht i mobiluar, me pajisje elektro-shtëpiake, gati për banim të menjëhershëm. Zona ofron supermarkete, farmaci, shkolla, kopshte, bare-kafe dhe linja të transportit urban shumë pranë. Apartamenti lirohet më datë 1 Mars.
Data e publikimit: 10/06/2026Vizita të pronës: 198