

Jepet Me Qira | Ambient Komercial
Bulevardi i Ri, Tiranë
Ofrohet me qira një ambient komercial me sipërfaqe 151.5 m² dhe lartësi 4.20 m, i pozicionuar në një vendndodhje të favorshme, me ekspozim dhe akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore. Ambienti ofron mundësi të shumta shfrytëzimi për aktivitete të ndryshme biznesi. Sipërfaqe totale: 151.5 m². Lartësia: 4.20 m. Ka pamje dhe ekspozim nga rruga kryesore, mundësi shfrytëzimi edhe në pjesën e pasme të objektit dhe mundësi ndarjeje në dy ambiente të veçanta sipas nevojave të aktivitetit. Ka kallkan anësor me mundësi instalimi për aspiratorë, motorë kondicionerësh apo pajisje të tjera teknike. Qiraja është 3,000 € në muaj. Tatimi mbi burimin përballohet nga qiramarrësi. Kontratë afatgjatë, me afat minimal 8 vite.
Data e publikimit: 03/11/2026Vizita të pronës: 16