

Japim Me Qira Super Hotel Prane Bllokut Te Vilave Ne Selite!
Selitë, Blloku i Vilave, Tiranë
Jepet me qira një hotel i ri, sapo ndërtuar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, prane Bllokut te Vilave në Selitë. Prona është konceptuar dhe ndërtuar me standarde të larta, duke kombinuar arkitekturën moderne, cilësinë e ndërtimit dhe funksionalitetin e një strukture bashkëkohore akomodimi. Hoteli shtrihet në një truall prej 270 m², me 158.7 m² sipërfaqe ndërtimi per cdo kat, i organizuar në 4 kate dhe i pajisur me ashensor, duke ofruar akses dhe komoditet maksimal për klientët. Struktura disponon gjithsej 17 dhoma, të cilat ofrohen tërësisht të mobiluara dhe të pajisura, duke e bërë pronën të gatshme për operim të menjëhershëm. Një nga avantazhet kryesore të pronës është vendodhja dhe tarraca e përshtatshme për krijimin e një Roof Top, e cila ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e një ambienti ekskluziv për klientët, si bar, lounge apo hapësirë panoramike. Hoteli dallohet për cilësinë e lartë të ndërtimit, fasadën moderne dhe materialet cilësore, duke i dhënë pronës një prezencë elegante dhe bashkëkohore. Karakteristikat kryesore: Truall: 270 m²; Sipërfaqe ndërtimi: 580 m²; 4 kate; 17 dhoma; Ashensor; Mobilim i plotë; Tarracë për Rooftop. Ndërtim i ri, sapo përfunduar; cilësi e lartë ndërtimi; fasadë moderne dhe cilësore; gati për funksionim.
Data e publikimit: 15/09/2026Vizita të pronës: 271