

Ndërtesë Multifunksionale Për Qira! Allias
Allias, Tiranë
Jepet me qira godinë multifunksionale në zonën e Alliasit, pranë rrugës kryesore, me sipërfaqe totale 486 m². Godina është e ndarë në 2 kate, papafingo dhe një oborr të bollshëm. Kati i parë ka një sipërfaqe prej 160 m² dhe organizohet në 3 dhoma, 1 tualet dhe një verandë. Gjithashtu, ky kat përfshin edhe një ambient me hyrje nga rruga kryesore, me një dhomë private, kuzhinë, magazinë dhe një tualet. Kati i dytë përbëhet nga 2 dhoma, 2 tualete, 1 ballkon, 1 verandë dhe 1 holl i madh, të gjitha në një sipërfaqe prej 160 m². Kati i tretë është i papërfunduar, por i përshtatshëm si ambient open space, i cili mund të përdoret edhe për magazinim. Oborri ka sipërfaqe prej 135 m² dhe hapësirë të bollshme për parkimin e disa automjeteve. Godina është e përshtatshme për ambiente të ndryshme biznesi si kopsht, shkollë, hotel, zyra etj. Ka hipotekë. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni agjentin.
Data e publikimit: 03/11/2026Vizita të pronës: 32