Vilë 3+1 me qera në Shijak – 350m², 1,050€ – Katëshe
Jepet Vilë 3-Katëshe me Qera në Shijak
18
€1,050.00 /muaj
Shijak, Durrës
3 Dhoma
2 Banjo
350
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Jepet me qera vilë 3-katëshe në një zonë të qetë dhe lehtësisht të aksesueshme në Shijak, ideale si për banim familjar ashtu edhe për zhvillim aktiviteti biznesi. Prona ofron hapësira të bollshme, organizim funksional dhe një sipërfaqe të konsiderueshme toke, e cila krijon komoditet dhe mundësi të shumta përdorimi.
Vila është e organizuar në 3 kate:
Kati i parë është ambient i dedikuar për biznes, i cili më parë është përdorur si servis makinash. Hapësira është e bollshme dhe shumë praktike, duke u përshtatur lehtësisht për aktivitete të ndryshme biznesi, magazinim apo përdorime të tjera sipas nevojave të klientit.
Kati i dytë është pjesa e banimit dhe organizohet nga një sallë ndenjeje komode, kuzhinë funksionale dhe një tualet. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht dhe ofrojnë rehati maksimale për jetesë.
Kati i tretë është organizuar në 3 dhoma gjumi dhe një verandë të madhe prej 40 m², e cila është një nga elementët më të veçantë të pronës. Veranda ofron hapësirë ideale për relaks, momente familjare apo për të shijuar qetësinë dhe pamjen e hapur.
Një tjetër avantazh i vilës është edhe sipërfaqja e madhe e tokës që e rrethon, duke ofruar shumë hapësirë për parkim, ambiente çlodhëse, gjelbërim apo aktivitete të ndryshme.
Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë të kombinojnë banimin me biznesin në të njëjtin ambient, duke përfituar nga hapësirat e mëdha dhe pozicionimi i favorshëm.
• Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni !
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 05/06/2026Vizita të pronës: 224