




+16
Apartament Luksoz 1+1 Me Qira – Zona Ujësjellësi, Durrës !!!
Zona Ujësjellësi, Durrës
Jepet me qira një apartament modern 1+1, i mobiluar me standarde të larta dhe me një dizajn elegant, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati të sapondërtuar me ashensor, në zonën shumë të kërkuar të Ujësjellësit, Durrës. Apartamenti organizohet në një sallon komod të kombinuar me një kuzhinë moderne, plotësisht të pajisur me elektroshtepiake cilësore, një dhomë gjumi të arreduar me stil, një tualet luksoz me punime premium dhe ballkon me pamje të hapur mbi qytetin. Falë pozicionit në kat të lartë, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ofron një ambient të qetë e komod. Mobilimi është i ri dhe çdo detaj është menduar për të garantuar rehati maksimale. Kati i 6-të me ashensor, Pallat i sapo ndërtuar, Mobilim modern dhe elektroshtepiake cilësore. Ky apartament është zgjedhja ideale për çifte, profesionistë ose individë që kërkojnë një banesë moderne, komode dhe në një nga zonat më të mira të Durrësit.
Data e publikimit: 29/07/2026Vizita të pronës: 191