Apartament 2+1 me qera në Vollga, Durrës – 108m², 850€
Jepet Me Qera Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti + Parkim I Dedikuar Ne Vollga, Durres!!!
26
€850.00 /muaj
Vollga, Durrës
2 Dhoma
2 Banjo
108
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Jepet me Qera Apartament Luksoz 2+1 në Vollga, Durrës
Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në Vollga, vetëm pak hapa larg bregdetit, ofrohet për qera ky apartament ekskluziv i pozicionuar në katin e 13-të të një pallati modern dhe shumë mirë të administruar.
Apartamenti gëzon pamje anësore nga deti, si dhe një panoramë të mrekullueshme mbi Amfiteatrin e Durrësit, qytetin dhe portin, duke ofruar një eksperiencë unike jetese.
Prona organizohet në:
Sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënie të integruar;
2 dhoma gjumi, ku njëra është matrimoniale me tualet privat, ndërsa dhoma tjetër është e mobiluar me dy krevate tek;
2 tualete moderne;
2 ballkone me pamje të hapur nga deti dhe qyteti.
Apartamenti është i mobiluar me standarde të larta, me mobilim bashkëkohor, cilësor dhe shumë të mirëmbajtur. Çdo detaj është menduar për të ofruar rehati, funksionalitet dhe elegancë maksimale.
Jepet me qera plotësisht i mobiluar, ashtu si paraqitet në foto, dhe përfshin gjithashtu post parkimi privat në katin -1.
Një zgjedhje ideale për familje ose individë që kërkojnë komoditet, luks dhe një lokacion premium pranë detit.
Kusht 3 muaj garanci dhe minimum kontrat 2 vite kontrate noteriale!
📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Veçori te pronës
Ballkon
Internet
Hapsire parkimi
Mikrovale
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 26/06/2026Vizita të pronës: 176