Century21Vita
Vollga - photos
Vollga - photos
Vollga - photos
Vollga - photos

+22

€850 /muaj

Apartament 2+1 me qera në Vollga, Durrës – 108m², 850€

Jepet Me Qera Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti + Parkim I Dedikuar Ne Vollga, Durres!!!

Vollga, Durrës

2 Dhoma
2 Banjo
108
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Jepet me Qera Apartament Luksoz 2+1 në Vollga, Durrës. Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në Vollga, vetëm pak hapa larg bregdetit, ofrohet për qera ky apartament ekskluziv i pozicionuar në katin e 13-të të një pallati modern dhe shumë mirë të administruar. Apartamenti gëzon pamje anësore nga deti, si dhe një panoramë të mrekullueshme mbi Amfiteatrin e Durrësit, qytetin dhe portin, duke ofruar një eksperiencë unike jetese. Prona organizohet në: Sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënie të integruar; 2 dhoma gjumi, ku njëra është matrimoniale me tualet privat, ndërsa dhoma tjetër është e mobiluar me dy krevate tek; 2 tualete moderne; 2 ballkone me pamje të hapur nga deti dhe qyteti. Apartamenti është i mobiluar me standarde të larta, me mobilim bashkëkohor, cilësor dhe shumë të mirëmbajtur. Çdo detaj është menduar për të ofruar rehati, funksionalitet dhe elegancë maksimale. Jepet me qera plotësisht i mobiluar, ashtu si paraqitet në foto, dhe përfshin gjithashtu post parkimi privat në katin -1. Një zgjedhje ideale për familje ose individë që kërkojnë komoditet, luks dhe një lokacion premium pranë detit. Kusht 3 muaj garanci dhe minimum kontrat 2 vite kontrate noteriale. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • balconyBallkon
  • microwaveMikrovale
  • internetInternet

Statistika

Data e publikimit: 23/06/2026Vizita të pronës: 309


Harta


Agjenti

Century21Vita

Century21Vita

Rruga Aleksander Goga, Durrës


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme