




+22
Jepet Me Qera Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti + Parkim I Dedikuar Ne Vollga, Durres!!!
Vollga, Durrës
Jepet me Qera Apartament Luksoz 2+1 në Vollga, Durrës. Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në Vollga, vetëm pak hapa larg bregdetit, ofrohet për qera ky apartament ekskluziv i pozicionuar në katin e 13-të të një pallati modern dhe shumë mirë të administruar. Apartamenti gëzon pamje anësore nga deti, si dhe një panoramë të mrekullueshme mbi Amfiteatrin e Durrësit, qytetin dhe portin. Prona organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënie të integruar, 2 dhoma gjumi, ku njëra është matrimoniale me tualet privat, ndërsa dhoma tjetër është e mobiluar me dy krevate tek, 2 tualete moderne dhe 2 ballkone me pamje të hapur nga deti dhe qyteti. Apartamenti është i mobiluar me standarde të larta, me mobilim bashkëkohor, cilësor dhe shumë të mirëmbajtur. Jepet me qera plotësisht i mobiluar, ashtu si paraqitet në foto, dhe përfshin gjithashtu post parkimi privat në katin -1. Kusht 3 muaj garanci dhe minimum kontrat 2 vite kontrate noteriale.
Data e publikimit: 19/06/2026Vizita të pronës: 241