




+6
Jepet Me Qira Apartament 2+1 Ne Vollga !
Vollga, Durrës
Jepet me qera apartament 2+1 në Vollga, Durrës. Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe më të kërkuara të qytetit, vetëm pak hapa larg detit dhe shëtitores. Me një sipërfaqe prej 96 m², apartamenti organizohet në 2 dhoma gjumi, sallon me kuzhinë dhe disponon një ballkon të madh prej 36 m². Ndodhet në katin e 5-të dhe ofrohet i mobiluar plotësisht, me të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode. Apartamenti është i pajisur me Wi-Fi, kondicioner, lavatriçe, televizor dhe lavastovilje, duke qenë gati për banim të menjëhershëm. Është zgjedhja ideale për pushime, qëndrim afatgjate në një nga lokacionet më të mira të Durrësit. Çmimi i qerasë është 1.100 € në muaj dhe në këtë çmim përfshihet edhe një post parkimi privat. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Data e publikimit: 12/06/2026Vizita të pronës: 235