Apartamenti ndodhet në zonën e Vollgës, në një pallat të ri cilësor me sistem termoizolues dhe dy ashensorë aktivë Schindler.
Me një sipërfaqe prej 65 m2, organizohet në një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon të mbyllur.
Apartamenti është sapo mobiluar me të gjitha kushtet e nevojshme dhe cilësore.
Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Për më shumë informacione ose për të vizituar pronën, na kontaktoni!