Jepet me Qira Apartament 1+1 pas Galaktikut,Durres!
4
€300.00 /muaj
Rruga Juba, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
70
Pershkrimi i pronës
Apartament 1+1 me qira – Pas Galaktikut, Durrës!
Jepet me qira një apartament komod dhe plot dritë natyrale, i ndodhur pas Galaktikut në një zonë të qetë dhe të preferuar të qytetit të Durrësit.
Apartamenti ndodhet në katin e5 të një pallati të mirëmbajtur dhe ofron një ambient të rehatshëm e funksional për banim afatgjatë.
Ky apartament është i tipologjisë 1+1 dhe përbëhet nga 1 dhome gjumi, një dhomë ndenjeje e bashkuar me kuzhinën dhe një tualet.
Hapësirat janë të organizuara në mënyrë praktike, duke ofruar komoditet dhe privatësi.
Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe i gatshëm për banim.
Ai disponon një kondicioner lavatriçe dhe frigorifer, të gjitha në gjendje shumë të mirë.
Mobilimi është funksional dhe ambientet janë të mirëmbajtura, qe e bën apartamentin të përshtatshëm për familje ose çifte që kërkojnë një vend të qetë dhe të rehatshëm për të jetuar.
Vendndodhja është mjaft e favorshme, pasi ndodhet afër marketeve, farmacive, shkollave dhe stacioneve të transportit publik, duke ofruar akses të lehtë me të gjitha shërbimet e nevojshme të përditshme.
Cmimi eshte 300 euro në muaj.
Ky është një opsion ideal për ata që kërkojnë qetësi, komoditet dhe afërsi me qendrën e qytetit.