Jepet me qera apartament 2+1, me sipërfaqe 110 m², i organizuar në mënyrë funksionale dhe komode për banim. Apartamenti përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me kuzhinën, dy dhoma gjumi të ndriçuara natyralisht, një tualet dhe një ballkon ne katin e 4 me ashensor. Ndodhet në një zonë shumë të favorshme pranë Postës në Durrës, me akses të lehtë në shërbime, transport publik, dyqane dhe institucione të ndryshme. Zona është e qetë dhe e përshtatshme si për familjarë ashtu edhe për individë që kërkojnë rehati dhe komoditet. Cmimi: 600 euro/muaj.