Ofrohet me qera apartament 1+1 në katin e 7-të, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Durrësit, pranë Ish Rajonit dhe shumë afër zonës së Pranverës.
Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi komode, një tualet dhe ballkon me pamje të hapur. Ndodhet në një pallat të mirëadministruar me ashensor, duke ofruar komoditet dhe akses të lehtë.
Zona është mjaft e favorshme, me të gjitha shërbimet pranë si markete, farmaci, shkolla dhe transport publik.
Çmimi: 400€/muaj.
Me kontaktoni: 0693490395