Plazh Rrota e Kuqe, Durrës
Ky hotel i pozicionuar në një lokacion të shkëlqyer, vetëm 200 metra larg plazhit në zonën e njohur të Rrota e Kuqe, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për ata që kërkojnë të diversifikojnë portofolin e pasurive të patundshme në sektorin e turizmit. Struktura e hotelit: • Kati i parë: I dedikuar për një bar-restorant të rehatshëm, i cili mund të shërbejë si për mysafirët e hotelit ashtu edhe për klientët e jashtëm. • Kati i dytë: Përmban 7 dhoma të mobiluara me kujdes për të siguruar rehati maksimale për mysafirët. • Kati i tretë: Përmban 5 dhoma • Kati i katërt: Përfshin 5 dhoma • Kati i peste: Përfshin 5 dhoma Rooftop me mundësi investimi: Rooftopi është një mundësi e shkëlqyer për zhvillim të mëtejshëm, duke ofruar hapësirë për një bar, lounge, ose restorant me pamje të jashtëzakonshme të detit dhe qytetit. Ky është një investim i mundshëm për të rritur të ardhurat dhe për të rritur vlerën e pronës, duke e shndërruar këtë hapësirë në një pikë tërheqëse për mysafirët dhe klientët lokal. Parking i përshtatshëm: Ofrohet mundësi parkimi për mysafirët, një faktor i rëndësishëm për një hotel të suksesshëm në një zonë me frekuentim të lartë. Ky hotel paraqet një mundësi të shkëlqyer për investitorët që duan të shfrytëzojnë potencialin e një lokacioni të shkëlqyer dhe një pasurie me mundësi zhvillimi në një zonë me kërkesë të lartë turistik.
Data e publikimit: 26/02/2025Vizita të pronës: 180