




+5
Jepet me qira Vilë 2-Katëshe me Pishinë në Pjezë !!
Pjezë, Durrës
E DISPONUESHME NGA SHTATORI. Vilë 2-Katëshe me Pishinë në Pjezë – Oazi Juaj i Qetësisë dhe Argëtimit. Zbuloni këtë vilë fantastike të sapodalë në treg, e vendosur në zonën e qetë dhe të gjelbëruar të Pjezës. E projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe standarde të larta jetese, kjo pronë është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një rezidencë të përhershme, një shtëpi pushimi, ose një ambient ideal për të organizuar festa dhe evente private. Vila ofrohet plotësisht e mobiluar me një stil elegant dhe është e gatshme për banim të menjëhershëm. Kati i parë përfshin dhomë ndenjeje dhe një tualet. Kati i dytë përbëhet nga 4 dhoma gjumi me akses në ballkone dhe tualete të dedikuara. Oborri është i rregulluar me gjelbërim dhe përfshin verandë të madhe. Prona ka pishinë private dhe hapësirë të dedikuar e të sigurt parkimi.
Data e publikimit: 10/08/2026Vizita të pronës: 198

