



+16
Jepet me Qira Apartament Modern 4+1+2 me 4 Ballkone, Zona e Markatës, Durrës !!!
Markata, Durrës
Tipologjia: Apartament 4+1+2. Vendndodhja: Zona e Markatës, afër Tregut të Vogël Industrial, Durrës. Sipërfaqja: 138 m². Kati: 8, me ashensor. Gjendja: Totalisht i ri, i pabanuar më parë, me mobilim të ri. Jepet me qira apartament super modern i tipologjisë 4+1+2, i pozicionuar në një nga zonat më të aksesueshme të Durrësit, te Markata, shumë pranë Tregut të Vogël Industrial. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëmbajtur me ashensor dhe ofron pamje të hapur mbi qytet. Me një sipërfaqe prej 138 m², prona është e investuar dhe mobiluar tërësisht nga e para me stil bashkëkohor; dyshekët dhe pajisjet janë ende të papërdorura. Organizimi i brendshëm: sallon ndenjeje dhe kuzhinë moderne e pajisur plotësisht, me ishull funksional dhe ndriçim LED; 4 dhoma gjumi të mobiluara me krevate dopio, dollapë, komodina dhe kondicionerë; 2 tualete të rinovuara me kabina dushi; 4 ballkone me pamje panoramike; dhe korridor me pajisje lavanderie, lavatriçe dhe tharëse. Apartamenti ka parket, ndriçim dekorativ dhe sistem kondicionimi. Ndodhet pranë tregjeve, supermarketeve, institucioneve dhe transportit publik.
Data e publikimit: 26/11/2026Vizita të pronës: 9