



+2
Jepet Me Qira Vilë Në Qendër Të Durrësit – Pranë Gjykatës
Gjykata, Durrës
Në një nga zonat më të preferuara të Durrësit, në qendër të qytetit dhe pranë Gjykatës, jepet me qira një vilë e investuar me sipërfaqe 180.4 m² neto, e organizuar në dy kate dhe me hapësira të bollshme e funksionale. Kati përdhes përfshin hyrjen kryesore të vilës dhe një ambient lavanderie me sipërfaqe rreth 29 m². Kati i sipërm organizohet në një ambient të bollshëm pritjeje me oxhak, hapësirë ngrënieje pranë ballkonit me pamje nga qyteti, 2 dhoma gjumi, kuzhinë të veçuar, ambient ndenjeje dhe tualet. Vila është e investuar dhe ofron komoditet, privatësi dhe një organizim shumë të mirë të hapësirave. Gjithashtu disponon verandë, vend parkimi të dedikuar në oborr dhe sistem kondicionimi Chiller. Detaje: Sipërfaqe: 180.4 m² neto 2 dhoma gjumi 2 ambiente ndenjeje Kuzhinë e veçuar Tualet Oxhak Sistem kondicionimi Chiller Verandë Ambient lavanderie 29 m² Vend parkimi i dedikuar Certifikatë e rregullt pronësie 📍 Qendër, Durrës – pranë Gjykatës 💶 Qira: 1,300 € / muaj Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni.
Data e publikimit: 06/08/2026Vizita të pronës: 173