Vilë 12+1 me qera në Arapaj, Durrës – 472m², 2,200€
Jepet me qira afatgjate vile ne Arapaj
9
€2,200.00 /muaj
Arapaj, Durrës
12 Dhoma
4 Banjo
472
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Vile 3-katëshe me pamje panoramike nga deti – Mundësi ideale investimi
Ofrohet për qira një vilë 3-katëshe me pamje të mrekullueshme nga deti, e pozicionuar në një zonë të qetë dhe me potencial të lartë zhvillimi. Prona disponon 500 m² truall, duke ofruar hapësirë të bollshme për relaks, gjelbërim apo ndërtim ambientesh shtesë si pishinë apo kënd pushimi.
Kati i parë është i papërfunduar, duke i dhënë mundësi investitorit ta përshtasë sipas projektit dhe vizionit të tij. Mund të organizohet në disa apartamente të pavarura për shitje ose qira, ose të shfrytëzohet për aktivitet hotelerie si boutique hotel apo shtëpi pushimi. Eshte projektuar per te vendosur ashensor
Katet e tjera ofrojnë hapësira të bollshme banimi me ndriçim natyral dhe pamje të hapur nga deti, duke garantuar rehati dhe privatësi maksimale.
Prona disponon gjithashtu garazh në katin -1 me kapacitet për 3 makina, një avantazh i rëndësishëm për banim familjar apo strukturë akomoduese.
Kjo vilë është një kombinim perfekt mes banimit luksoz dhe investimit fitimprurës në një zonë me kërkesë të lartë turistike.
Veçori te pronës
elevator
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 04/07/2026Vizita të pronës: 172