Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni informacionin që ju nevojitet për të gjetur pronën tuaj të ëndrrave

Agjent imobiliar dhe Agjensi

Rreth Homezone.al për Agjentët

Homezone.al është projektuar të ketë si përdorues kryesor Agjentin imobiliar profesional. Krijimi i pronave është i lehtë për t'u përdorur, dhe ju mundëson agjentëve të lidhin pronat e tyre me brandin e agjensisë dhe me adresën e tyre të internetit.

Regjistrimi si Agjent

Regjistrimi si agjent në Homezone.al është i thjeshtë dhe i shpejtë. Procesi përbëhet nga dy hapa kryesorë:

Hapi 1: Krijimi i llogarisë

  1. Kliko Hyr lart në cepin e djathtë të faqes
  2. Për të krijuar një llogari të kliko Regjistrohu tani në formularin e regjistrimit
  3. Plotëso formularin duke futur, emrin, mbiemrin, emailin, dhe një password të sigurt
  4. Pasi të klikoni Regjistrohu do të merrni një email verifikimi të llogarisë
  5. Hap emailin dhe klikoni butonin e verifikimit

Hapi 2: Aktivizimi i modalitetit të Agjentit

  1. Kliko Hyr lart në cepin e djathtë të faqes
  2. Vendosni emailin dhe password që përdorët më lart për t'u regjistruar
  3. Klikoni tek Llogaria dhe më pas klikoni tek Agjensi
  4. Pasi të klikoni Aktivizo modalitetin e agjencisë dhe plotësoni të dhënat e agjensisë tuaj
  5. Karikoni logon e agjensisë në dy formate dhe në fund ruani ndryshimet

Përfaqësimi i Brandit

Në këtë mënyrë Homezone.al do të paraqes pronat tuaja si Agjensi Real estate, duke përfaqësuar brandin e agjensisë tuaj. Kjo ju ndihmon të ndërtoni identitetin tuaj profesional në platformë dhe të rrisni besueshmërinë tek klientët potencialë.