Apartament në shitje Vlorë, Rruga Gjergj Kastrioti
14
+10
€184,195.00
Vlorë, Rruga Gjergj Kastrioti
3 Dhoma
2 Banjo
217
Apartment
Pershkrimi i pronës
Shesim Apartament 4+1+2 tualete + 3 ballkone buze rruges Transballkanike, tek rreth rotullimi i shkolles "Jani Minga".
Apartamenti ka nje siperfaqe totale prej 217m2 dhe lartesi 3m , pozicionohet ne katin e 6-te banim te nje pallati te ri 8-9-10 kate me 3 kate supermarket & parkim.
Godina eshte nje ndertim i ri i viteve 2009-2011 e pajisur me ashensor.
Ne prone jane bere investime te reja ne vendosjen e dyerve dhe dritareve me materiale cilesore , kondicionere ne cdo dhome , instalim ngrohje / ftohje te aparatures chiller termike , rezervuar personal uji 500L
Apartamenti organizohet nga ambjenti i ndenjes , kuzhine e vecuar , 4 dhoma gjumi ( nuk ka kollona penguese ne asnje nga dhomat e apartamentit ), 2 tualete me dritare dhe ballkon 25m2 me pamje nga rruga kryesore , orientim Lindje cka mundeson ndricim natyral ne pjesen me te madhe te dites .
Vlen te permendet qe ne apartament ambientet e nates jane te ndara nga ai i dites me korridor te dedikuar , per te garantuar privatesine.
Gjithashtu ne kat ndodhen vetem 4 apartamente , secili ne hapsiren e vete pa mure te perbashketa .
Apartamenti ka nje lokacion mjaft te favorshem i ndodhur buze rruges kryesore ne nje nga akset me kalueshmerine me te larte ne Vlore , prane instuticioneve te ndryshme si arsimore, financiare , juridike dhe sociale .
Hyrja frontale , direkt nga rruga kryesore eshte nje favor plus pasi apartamenti mund te shfrytezohet edhe per forma te ndryshme biznesi.
Apartamenti aktualisht eshte i dhene me qera prej disa vitesh ne nje familje te huaj ne vleren 500€
Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor , per cdo informacion shtese mos hezitoni te na kontaktoni !
Veçori te pronës
Used
Available
Has Certificate
Statistika
Data e publikimit: 15/02/2022Vizita të pronës: 151Çmimi për m2: €848.82