Apartamenti ndodhet tek rezidenca Rose Garden ne TEG, dhe ka nje siperfaqe totale prej 103.24 m2 si dhe 38 m2 oborr. Hapesira eshte e organizuar me nje planimetri drejtkendore dhe shperndarje te rregullt. Hyrja ne apartament eshte e organizuar nepermjet korridorit i cili te percjell ne njerin krah ne dhomen e ndenjes dhe ambientit te gatimit, ndersa ne krahun tjeter vijon per tek dhomat e gjumit. Apartamenti ka dy tualete, nje nder te cilet eshte ne dhomen matrimoniale.Apartamenti eshte i investuar me punime ekstra te rifinitures, perfshire tavanet e varura dhe sistemin e ndricimit.Bashke me apartamentin shitet dhe nje post parkimi me hapesire per fuoristrade ne katin -1 te objektit, me cmim ekstra 20.000 euro.Objekti eshte i termoizoluar me sistem kapote dhe fasade me pllaka terrakote te cilesise me te larte. Dritaret termoizoluese jane me xham triplex dhe kane shtrirje te gjatesise deri ne dysheme, perfshire grila elektrike.Objekti ka parkun e tij qendror vetem per banoret e rezidences, si dhe hapesira te bollshme parkimi. Rezidenca eshte e rrethuar dhe do te kete monitorim te hapesires me kamera dhe roje 24 ore ne dite. Objekti ka akses te menjehershem ne rruget e shpejtesise perreth, si dhe ndodhet fare prane qendres tregtare TEG. Objekti eshte ne proces hipotekimi!
Veçori te pronës
Ashensor
E Rinovuar
Dysheme me Parket
High Ceiling
Dock
Kopësht
Parkimi
Lindje
Pranë Autostradës
Statistika
Data e publikimit: 27/09/2024Vizita të pronës: 2Çmimi për m2: €2,126.21