Rruga e Elbasanit, Tiranë
Super Apartament 2+1 në shitje ose per qira ndodhet pranë rrugës së Elbasanit, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Pozicionohet pranë gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron afërsia me parkun kombëtar. Pallati ndodhet pranë institucioneve arsimore, qendrave tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona ofron qetësi, lehtësi lidhjeje me zona të tjera, vetëm 200 m nga rruga Elbasanit, fare pranë fakultetit Ekonomik dhe me nje distance te shkurter nga qendra e Tiranës. Apartamenti në shitje 2+1 është i mirëorganizuar me një strukturë të rregullt dhe hapsira të konsiderueshme për një jetë komode. Është i pajisur me rifinitura cilësore, termoizolim grafiato dhe i shtruar me parket cilësor (AC-5 i firmes MY FLOOR). I mobiluar me mobilje cilësore, guzhinë bashkëkohore, ndricim shumë cilësor dhe me një investim kryesor ne fasadat e xhamit të cilat janë dopio xham dhe termike, për të garantuar qetësi në akustikë dhe mbajtjen e ambientit të brendshme në temperatura optimale në varësi të stinëve pa qenë i detyruar për të përdorur ajrin e kondicionuar. Në këtë ndërtesë do të gjeni shkallët me ndricim, 4 hyrje në kat dhe një ashensor cilësor i cili mban deri në 6 persona. Apartamenti në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 99 m2 (108.7 m2 bruto) pozicionohet në katin e 8, me orientimin jugëlindje - perendim dhe ku garanton diellin nga momenti i lindjes deri ne perendim te tij. Pamje shumë të bukur nga kurora e gjelber e kodrave te liqenit. Struktura e tij është e rregullt dhe organizohet me sallonin e ndenjës dhe gatimit bashkëkohor, 2 dhomat e gjumit, (dhoma e femijëve e shtruar me moket teper cilësor dhe ka krevat marinar ku mund te flene deri ne 3 persona) 1 tualet me investim modern dhe 2 ballkone te cilët i japin mundesi per drite dhe ajrim të gjithë ambienteve. Apartamenti shitet bashkë me mobilimin. Me certifikatë pronësie Çmimi 160.000€ ose per qira 650€ Për më shumë detaje rreth pronës na kontakoni.
Data e publikimit: 08/04/2021Vizita të pronës: 41Çmimi për m2: €5.96