SHITET APARTAMENT 2+1+2+ PARKIM, PRANË KOPSHTIT BOTANIK, TIRANË
Apartamenti ndodhet në rezidencën Kurora në Kopshtin Botanik është I pa banuar më parë, dhe ndodhet në katin e shtatë të një pallati të ri të sapo përfunduar.
Sipërfaqja e tij është 100 m2, duke përfshirë 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete, që e bën atë një hapësirë të mjaftueshme për një familje .
Apartamenti vjen me një guzhinë të kompletuar, përfshirë pajisje të markave të njohura italiane, siç janë sobe, pianur, lavastovile, frigorifer, dhe aspirator. Përveç kësaj, ka edhe një ekspresso makine dhe enë guzhine nga marka italiane.
Për arredim janë përdorur mobilje nga markat Enza Home dhe Pier Cardin, duke sjellë një stil dhe elegancë në cdo ambient.
Janë përdorur dyshek 35 cm të markës italiane, për të siguruar një gjumë të rehatshëm.
Për më shumë komoditet, disponohen edhe tharëse, lavatrice (larëse), dhe klima multi split për të rregulluar temperaturën në mjedis.
Apartamenti shitet per 350.000 €, te cilën vlen të merrni në konsideratë, sidomos për ata që kërkojnë një ambient të rehatshëm dhe të qetë në një residence të re.
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni:+355697032244
Veçori te pronës
Çertifikatë Pronësie: Po
Çmimi Negociueshëm: Po
Ashensor
Izolim Termik
Kondicioner
Parking
Roje Objekti
Shërbim Administrimi
Statistika
Data e publikimit: 29/05/2024Vizita të pronës: 15Çmimi për m2: €3,500.00