Shesim apartament 2+1+ 2 ne nje nga ndertimet me cilesore qe po ndertohen ne Komunen e Parisit.
Sip neto - 96.7 m2
Sip bruto - 116 m2
Apartamenti eshte i organizuar ne nje sallon me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon.
Dhoma matrimoniale disponon tualet me vete dhe garderobe
Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare. Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapsira të bollshme.
Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t'u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit. Ky kat është më i lartë në lartësi sesa kati mesatar i objektit.
Gridi i krijuar vjen i ruajtur me ngjyre neutrale në fasadë ku hapjet përkojnë me funksionin e vetë objektit. Luhet me ritmin në fasadë duke filluar nga harqet në katin përdhe, me carje vertikale në katet e para të shërbimeve, duke vazhduar më sipër në fasadë me një lloj ritmi vertikal-horizontal në carje. Sikurse mund të shihet objekti në grid-in e fasadës së tij ka disa momente gjelbërimi të cilat përkojnë me ambjentet e "oborreve të brendshme" për vetë apartamentet.
Statistika
Data e publikimit: 10/07/2024Vizita të pronës: 19Çmimi për m2: €2,327.59