Pershkrimi i pronës
Vila ndodhet ne nje nga komplekset me te njohura ne Tirane per cilesine,afersine me qytetin,sigurine 24 ore dhe sherbime te tjera qe e bejne jetesen komode brenda rezidences.Vila i ka te gjitha kushtet per nje jetese cilesore dhe luksoze ne nje nga zonat me te kerkuara dhe te qeta te Tiranes.Vila ne brendesi te saj eshte e arreduar ne menyre moderne. Orientimi drejt jug-lindjes i siguron ambienteve te banimit ndricim dhe ngrohje natyrale gjate dites.Vila organizohet ne tre kate, ku ne katin -1 ndodhet lavanteria me sistem ajrimi e cila lidhet me garazhdin e brendshem me mundesi parkimi per 2 makina. Kati 0 eshte i organizuar ne dhomen e dites. Vetratat panoramike bejne te mundur ndricimin natyral gjate gjithe dites dhe bejne te mundur aksesin ne pjese e jashtme ku ndodhet pishina. Ambjenti i gatimit lidhet me nje kopesht ne pjesen e pasme ku ofrohet mundesia per barbeque. Kati i pare organizohet me dy dhoma femijesh, nje tualet dhe dhomen matrimoniale me tualet te brendshem. Papafingo e cila ndodhet ne katin e 2 eshte perdorur si dhome studio por ka hapesire te mjaftueshme per tu pershtatur ne nje dhome ekstra. E gjitha vila ka sistem te brendshem kondicionimi ne ambjente e saj. Per nje vizite ne prone ju lutem na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 11/04/2021Vizita të pronës: 51Çmimi për m2: €1,264.71