Në rrugën e “Ali Demit” me një cilësi shumë të lartë ndërtimi, vjen rezidenca me e re e banimit.
Ky projekt ofron apartamente me pamje fantastike nga rruga kryesore dhe anash saj. Këto apartamente për banim janë në nje godinë të ndërtuar me standarte tepër të larta duke ofruar për ju apartamente të tipologjive 1+1, 2+1, 3+1 të cilat vijnë në formën e duplex-eve në dy katet e fundit, si dhe njësi tregëtare në katin zero. Residenca është e projektuar nëntë kate nga ku dy janë nëntokë, ambiente komerciale në katin zero dhe gjashtë katet në vazhdim banim. Projektuar me detaje dhe me zona gjelbërimi, me cilësi shumë të lartë termoizolimi, hidroizolimi, izolim akustik dhe vendndodhja mjaft e përshtatshme e bën një ndërtim me shumë përparësi dhe të favorshëm për familjare në veçanti. Ky projekt momentalisht është me fazë ndërtimi dhe përfundohet brenda vitit 2022, i ndodhur në rrugën kryesore duke e bërë lehtësisht të aksesueshme si qendrën e Tiranës si Unazën si dhe të gjitha facilitetet që ndodhen pranë: shkolla, kopshte, spitale, banka, supermarkete etj.
Tipologjia e apartamenteve 2+1+2 shtrihet në katin e parë, të dytë, të tretë, dhe të katërt të banimit, si dhe një duplex 2+1+1 ne katin e 5 dhe të 6 të banimit. Sipërfaqet janë 94.20 m2 (bruto), 89.41m2 (bruto) ose 108.08 m2 (bruto), si dhe sipëerfaqja e duplex-it 136.84 m2. Apartamenti 2+1+2 organizohet në sallon, dhomë ndenje, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Çmimi është 1100 euro për m2, por mund të negociohet në varësi të mënyrës së pagesës. Mundësohet nga ndertuesi dhe lehtësi në financim nga një bankë e nivelit të dytë. Për më shumë informacione na kontaktoni!
Veçori te pronës
Under Construction
Available
In certification process
Statistika
Data e publikimit: 29/12/2021Vizita të pronës: 67Çmimi për m2: €1,100.00