Ju ofrojmë një mundësi të shkëlqyer për të blerë një apartament në katin e katërt, vetëm 3 minuta larg detit në qytetin e Sarandës. Ky apartament është pjesë e një ndërtese 4-kateshe pa ashensor, me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Prona është në beton dhe ka nevojë për tu vendosur muret dhe për tu investuar, ashtu siç shihet edhe në fotot me siper, rrethuar me te kuqe.
Nje mundesi e shkelqyer për investim, pasi ka një sipërfaqe totale prej 183 metra katrorë dhe mund të ndahet në te pakten dy apartamente 1+1 për të punuar me platformat online booking.com / abnb.
Përveç kësaj, ky apartament ofron një mundësi të kendshme për banim, pasi ndodhet në një zonë qendrore, duke ju ofruar mundësinë për të ndërtuar shtëpinë e pushimeve të ëndrrave tuaja sipas preferencave dhe investimeve tuaja.
Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 27/03/2024Vizita të pronës: 121Çmimi për m2: €1,010.93