Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të qytetit të Durrësit, pranë Qendrës Tregtare Blue Star. Ka orientim jug - perëndim, gjë e cila mundëson praninë e dritës së diellit për një pjesë të madhe të ditës. Ndodhet në katin e tretë të një pallati ekzistues 4 katësh. Organizohet në një sallon ndenjeje, një kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një depo si edhe një ballkon. Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë na kontaktoni!