Vila 3-kateshe ndodhet ne Manez, ne nje lokacion mjaft te pershtatshem ne shume aspekte, pasi: ndodhet prane rruges kryesore Maminas-Gjiri i Lalzit, e cila shquhet per levizshmeri te larte dhe ka akses te shpejte ne te, duke ofruar mundesi per te kryer aktivitete te ndryshme tregetimi apo sherbimi,
eshte e rrethuar nga te gjitha anet me siperfaqe te konsiderueshme toke, cka ofrom mundesi te shumta per krijimin e hapesirave clodhese, rekreative ose sportive,
prane objektit ndodhen edhe hapesira te gjelberta, madje me peme te larta duke krijuar nje mjedis akoma me terheqes dhe te shendetshem
Organizimi i saj eshte si me poshte:
• Kati 1 – 3 dhoma, 1 tualet, 1 garazhd dhe 1 depo per magazinim
• Kati 2 – 4 dhoma, 1 tualet, ballkoni i madh qe rrethon te gjithe objektin
• Kati 3 – 4 dhoma, 1 tualet
Objekti ka shkalle te brendshme komunikimi ndermjet kateve dhe shkalle anesore per hyrje direkte per tek Kati 2
Objekti eshte suvatuar nga jashte, ndersa ne pjesen e brendshme jo, pasi nuk jane vendosur instalimet elektrike dhe hidraulike, duke i dhene mundesi poseduesit te saj te ardhshem qe ti pershtase keto hapesira banimi sipas nevojes dhe deshires.
Disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.
Per me shume informacion apo nje vizite nga afer, ju ftoj te kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 11/01/2024Vizita të pronës: 34Çmimi për m2: €400.00