Në zonën e Vilave Gjermane jepet me qira kati i parë i një vile me arredim bashkëkohor,oborr i mbushur me pemë dhe lule faktor që e bëjnë dhe më të këndshëm banimin në të. Organizohet në një sallon të bollshem i cili është i ndarë në dy ambjente, kuzhina është e veçuar dhe e pajisur me tërë pajisjet elektroshtepiake të domosdoshme. Dhoma matrimoniale ka tualet brenda dhe një dhomë-garderobë. Ka një dhome gjumi fëmijësh , një dhomë që shërben si studio dhe një tualet tjetër. Apartamenti ka sistem ngrohje-ftohje, ujë 24 ore dhe një post parkimi. Për më tepër informacion na kontaktoni .