+22
Sauk i Ri, Tiranë
Jepet Vile me qera ne nje nga zonat me te qeta dhe pastra te Tiranes, prane Saukut te Ri. Vila eshte e pozicionuar ne nje zone vilash private, me akses te plote ne rrugen kryesore dhe me pamje te lire nga mali i Dajtit. Vila eshte 3 kate + papafingo, me siperfaqe 456 m2 dhe plotesisht e investuar, duke perfshire parketin cilesor, panelet diellore, sistem ngrohje ne te gjitha ambientet, sistem filtrimi uji ,depozita qendrore, izolim te jashtem, sistem kapot, grila persiane, dritare tripple xham dhe shume investime te tjera ekstra, duke cilesuar ne vecanti dhe arredimin e plotesuar dhe kombinuar ne detaj per nga cilesia dhe shijet. Vila organizohet ne: Kati -1- parkingu dhe 2 depo, Kati 0 - kuzhine funksionale e perdorimit te perditshem, korridori dhe kendi me rrafte, Kati 1- kuzhine luks e plotesuar ne detaj me pajisjet e nevojshme dhe me dalje ne ballkon, soxhorno e madhe me ndricim, oxhak druri, tualeti dhe nje dhome gjumi. Kati i 2- 3 dhoma gjumi te ndricuara maksimalisht dhe me pajisje grilash ne cdo dhome, tualeti me aspirim natyral si dhe nje verande rreth 25 m2 . Kati 3 - papafingo e menduar qe te arredohet nga klienti vete me dalje ne nje verande rreth 35 m2 e gjitha me pamje te lire nga mali dajtit. Vila disponon dhe 2 poste parkimi dhe te gjitha kushtet maksimale per nje jetese sa me komode mes ajrit te fresket dhe luksit. Per nje vizite nga afer mos hezitoni te na kontaktoni!
Data e publikimit: 10/04/2021Vizita të pronës: 132