Ne fillim te rruges Qemal Stafa, perball Prokurorise se Pergjithshme, jepet me qira apartament 2+1 ne katin e shtate, te nje pallat te ri me ashensor dhe te mireadministruar. Apartamenti organizohet ne nje korridor ku kalohet ne nje sallon te madh ndenje me ambient gatimi-ngrenie dhe dalje ne ballkon, dy dhoma gjumi, nga e cila njera me tualet, dhe nje tualet tjeter. Planimetria e apartamentit eshte mjaft e rregullt dhe hapesirat jane te bollshme. Apartamenti eshte i orientuar nga Lindja duke e bere te kete diell qe ne mengjes. Zona ne te cilen ndodhet apartamenti eshte nga me te mirat ne Tirane si per nga vendndodhja ashtu edhe nga investimet ne lagje me rruge te shtruara dhe me ambiente te perbashketa shplodhese. Zona ku ndohet apartamenti ka shume facilitete afer qe nga kopshtet, shkollat, marketet, qendra tregtare, linja urbane si dhe atraksionin me te madh turistik Pazarin e Ri. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor. Per me teper informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni The Right Deal +355674032997 !!