Ne nje nga rrugicat me te preferuara te Bllokut, ne rrugen "Pjeter Bogdani", sjellim nje duplex me qira ne katin e 7 dhe te 8 te nje pallati te ri. Duplexi ka nje organizim shume te mire te hapesirave te brendshme dhe karakterizohet nga vetrata te medha xhami qe mundesojne ndricim natyral gjate gjithe dites dhe pamje fantastike te qytetit te Tiranes. Kati i pare perbehet nga: 1 soxhorno e madhe me oxhak funksional, 1 kuzhine e vecuar, 2 dhoma gjumi, 1 depo dhe 2 tualete. Kati i dyte: 1 dhome gjumi me dalje ne ballkon, 1 tualet, verande e mbuluar me barbeque. I gjithe apartamenti eshte i shtruar me parket, eshte i pajisur me sistem qendror ngrohje ftohje + kondicionim ne cdo ambjent dhe nje mobilim bashkekohor.
Ne kete cmim nuk jane te perfshira taksat.
Mos e humbisni kete mundesi!