Jepet me qira vile 4 kateshe te 'Akacia Hills' ne Mjull-Bathore. Vila pozicionohet ne nje nga zonat me te qeta ne periferi te kryeqytetit. Nje zone mjaft te preferuar vitet fundit per nje jete komode dhe elitare, ne te cilen mbizoteron gjelberimi, qetesia, ajri i paster dhe siguria. Vila ka siperfaqe trualli 540m2 dhe 147m2 ndertim.
Vila ndahet ne dy duplekse.
Duplexi i pare:
Kati i pare: Organizohet ne nje sallon ndenje spacioz me kuzhinE dhe nje tualet me ajrim natyral.
Kati i dyte: Organizohet ne 2 dhoma per femijet, nje tualet dhe nje dhome matrimoniale me tualet personal.
Duplexi i dyte:
Kati i pare: Organizohet ne nje sallon ndenje spacioz me kuzhine, nje dhome matrimoniale me tualet dhe garderobe personale dhe nje tualet i madh.
Kati i dyte: Organizohet ne nje dhome gjumi me tualet personal, nje dhome femijesh, nje tualet dhe nje verande spacioze me pamje te lire.
Vila ka dritare te izoluara, sistem kapot, instalim sistem menaxhimi te nderteses (BMS), sistem ngrohje ne dysheme, sistem chiller, oxhak, ashensor dhe tualete te shtruara me resin.
Per me shume informacion ose nje vizite ne prone, na kontaktoni!