Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati të ri. Eshtë totalisht i kompletuar në mënyre bashkëkohore.Ka 3 dhoma gjumi ku në dy prej tyre ka edhe ballkone me pamje nga kopshti zoologjik . Kuzhina është e kompletuar me të gjitha paisjet e nevojshme dhe krahas saj ka një ambjent për mbajtjen e ushqimeve . Apartamenti është i pajisur me sistem ciller për ngrohje-ftohje , sistem satelitor dhe internet. Në çmim janë të përfshira një post parkimi dhe pagesat e mirëmbajtjes së pallatit. Për më tepër informacion ju ftojmë për një vizitë në pronë.