Japim me qera apartament 2+1+2 tek Ish Ekspozita. Apartamenti ndodhet ne katin e 14-te dhe te fundit te nje pallati te mireadministruar me dy ashensore. Organizohet nga koridori i cili ben shperndarjen ne nje sallon te bollshem (40m2) me oxhak qe ka dalje ne nje ballkon te madh, ambientin e gatimit me vete, dy dhoma gjumi matrimoniale, dy tualete dhe tre ballkone. Apartamenti ka siperfaqe 122 meter katror neto (pra pa perfshire hapsirat e perbashketa) . Apartamenti ka orientim shume te mire dhe pamje te mrekullueshme te qytetit. Tarraca e apartamentit eshte e investuar me termoizolim dhe hidroizolim cka e ben jo problematik faktin qe eshte kati i fundit. Ky apartament ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara te tiranes per lokacionin dhe te gjitha facilitetet qe ofron. Ky apartament mund te jepet edhe bosh per zyra, per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme biznesi, zyre avukatie, finance , qender estetike etj. Per me teper informacion ose nje vizite ne prone ju lutem na kontaktoni!