Jepet me qira vile ne Gjirin e Lalezit, prane kompleksit "San Pietro". Vila ka siperfaqe trualli 500 m2 dhe siperfaqe ndertimi 170 m2.
Ne katin e pare organizohet ne ambientin e ndenjes bashke me kuzhinen dhe tualeti i dites.
Kati i dyte organizohet ne 3 dhoma gjumi ku 2 prej tyre kane dalje ne ballkon, korridori, tualeti i perbashket dhe nje verande ku behet e mundur dhe ngjitja ne cati. Ftohja dhe ngrohja behet e mundur me ane te kondicionerve, gjithashtu ne dimer mund te perdoret dhe oxhaku, ka uje te pijshem 24 ore, gjithashtu ka pus per vaditje, ngrohja e ujit behet nga paneli diellor, linja elektrike eshte e lidhur me 20kv, ka internet te instaluar. Vila eshte ndertim i 2011, me mure guri me trashesi 50 cm, dyert dhe dritaret jane rrethuar me hekura, dera kryesore eshte e blinduar dhe e veshur me dru qe ti pershtatet stilit antik qe ka vila. Ne cdo kat ka nga nje kasaforte per mbajtjen e sendeve personale. Ne pjesen e jashtme eshte nje ambient per zgare, oborri eshte i rrethuar dhe ka porten ne pjesen e perparme te viles, ndersa ne pjesen e pasme eshte nje depo ku eshte i vendosur bombula e gazit. Ndodhet shume prane detit. Per me shume informacion ose nje vizite ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni!