Apartament 2+1+verande për Qira 📍 Mullet, kati i 2 i një vile moderne
11
€500.00 /monthly
Mullet, Tiranë
2 Beds
1 Baths
80
Property description
KAT VILE, APARTAMENT 2+1 PER QIRA
Apartament 2+1+verande për Qira
📍 Mullet, kati i 2 i një vile moderne
Ofrohet për qira një apartament i ri, 2+1, i pozicionuar në katin e dytë të një vile private në zonën e qetë të Mulletit, vetëm pak minuta larg TEG dhe pranë autostradës Tiranë Elbasan.
🔹 Karakteristikat kryesore:
Sipërfaqe funksionale dhe e organizuar në mënyrë shumë komode.
Apartament i mobiluar rishtazi, me orendi dhe pajisje bashkëkohore, i pa banuar më parë.
Përbëhet nga një sallon i bollshëm me dalje në ballkon, kuzhinë e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, dy dhoma gjumi dhe një tualet modern me dritare.
Verande spacioze ku kan akses te gjitha dhomat.
Ambientet janë të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës, falë pozicionimit të favorshëm.
🔹 Avantazhet e zonës:
Vendndodhje e qetë, e rrethuar me vila dhe gjelbërim.
Ajër i pastër, larg zhurmës së qytetit, por shumë afër qendrës tregtare TEG dhe rrugëve kryesore të qarkullimit.
Komoditet maksimal për një jetesë cilësore.
🔹 Preferenca:
Ideale për familjarë seriozë dhe të rregullt që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një apartament të rehatshëm për të jetuar.