



+7
Apartament 2+1+verande për Qira 📍 Mullet, kati i 2 i një vile moderne
Mullet, Tiranë
KAT VILE, APARTAMENT 2+1 PER QIRA Apartament 2+1+verande për Qira 📍 Mullet, kati i 2 i një vile moderne Ofrohet për qira një apartament i ri, 2+1, i pozicionuar në katin e dytë të një vile private në zonën e qetë të Mulletit, vetëm pak minuta larg TEG dhe pranë autostradës Tiranë Elbasan. 🔹 Karakteristikat kryesore: Sipërfaqe funksionale dhe e organizuar në mënyrë shumë komode. Apartament i mobiluar rishtazi, me orendi dhe pajisje bashkëkohore, i pa banuar më parë. Përbëhet nga një sallon i bollshëm me dalje në ballkon, kuzhinë e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, dy dhoma gjumi dhe një tualet modern me dritare. Verande spacioze ku kan akses te gjitha dhomat. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës, falë pozicionimit të favorshëm. 🔹 Avantazhet e zonës: Vendndodhje e qetë, e rrethuar me vila dhe gjelbërim. Ajër i pastër, larg zhurmës së qytetit, por shumë afër qendrës tregtare TEG dhe rrugëve kryesore të qarkullimit. Komoditet maksimal për një jetesë cilësore. 🔹 Preferenca: Ideale për familjarë seriozë dhe të rregullt që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një apartament të rehatshëm për të jetuar.
Data di pubblicazione: 10/02/2026Visualizzazioni proprietà: 303