Jepet me qera apartament 1+1 në Rrugën Islam Rusi, pranë mbikalimit të Shkozës.
Apartamenti ndodhet në një vilë të re 3-katëshe dhe ofron parkim në oborr si edhe garazh të përfshirë në çmim. Ka një sipërfaqe rreth 80 m² dhe organizohet në mënyrë funksionale, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Organizimi përfshin:
- 1 dhomë gjumi
- 1 sallon + kuzhinë
- 1 tualet me dritare
Ballkon të vazhduar me akses nga të dyja anët, me orientim jug dhe perëndim
Apartamenti është i sapo mobiluar, i pabanuar më parë, me arredim bashkëkohor dhe tepër komod.
Punimet janë cilësore dhe objekti ndodhet në zonë me infrastrukturë të rregullt, me akses shumë të mirë në rrugë të shtruar.
Çmimi: 45.000 lekë/muaj, i përfshirë parkimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni.