



+16
Jepet me Qira Apartament Modern 4+1+2 me 4 Ballkone, Zona e Markatës, Durrës !!!
Markata, Durrës
Tipologjia: Apartament 4+1+2. Vendndodhja: Zona e Markatës, afër Tregut të Vogël Industrial, Durrës. Sipërfaqja: 138 m². Kati: 8, me ashensor. Gjendja: totalisht i ri, i pabanuar më parë, me mobilim të ri. Jepet me qira apartament modern në një nga zonat më të aksesueshme të Durrësit, pranë Tregut të Vogël Industrial. Ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëmbajtur me ashensor dhe ofron pamje të hapur mbi qytet. Është i investuar dhe mobiluar tërësisht nga e para me stil bashkëkohor, me dyshekë dhe pajisje të papërdorura, gati për banim. Organizimi: sallon ndenjeje dhe kuzhinë moderne e pajisur plotësisht, me ishull funksional; 4 dhoma gjumi të mobiluara dhe me kondicionerë; 2 tualete të rinovuara; 4 ballkone me pamje panoramike; dhe korridor me pajisje lavanderie, lavatriçe dhe tharëse. Apartamenti ka parket, ndriçim dekorativ dhe sistem kondicionimi. Pozicionohet pranë tregjeve, supermarketeve, institucioneve dhe transportit publik.
Publiceringsdatum: 26/11/2026Fastighetsvisningar: 8